- 31 Mar 2017
Sot u mbajt mbledhja e Kuvendit Komunal të Prishtinës, me pikat e rendit të ditës të parapara nga Komiteti për Politikë dhe Financa.
Në këtë mbledhje u miratua propozimvendimi i planit për qoshqe dhe dhënia në shfrytëzim të përkohshëm e pronës komunale për këto qoshqe. Gjithashtu, u diskutua edhe raporti i Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm për vitin 2015, ku pati diskutim mes asambleistëve dhe ekzekutivit komunal.
Si pikë e rendit të ditës ishte edhe shqyrtimi i raportit vjetor buxhetor për vitin 2016, ku u fol për shpenzimin e parasë publike. Raporti nuk mori votat e asamblesë, megjithëse secili shpenzim është i publikuar në detaje edhe në uebfaqen zyrtare të Komunës së Prishtinës.