Zgjerohet shërbimi i largimit të mbeturinave

- 06 Apr 2017

Në fshatin Bërnicë të Poshtme, fshat ky me popullatë të përzier, asnjëherë nuk ka pasur shërbim për mbledhjen e mbeturinave, rrjedhimisht as faturim e inkasim për një gjë të tillë.

Sot në këtë fshat u shpërndanë shportat e mbeturinave, dhe prej tash e tutje edhe Bërnica e Poshtme do ta ketë këtë shërbim, për çka do të faturohen rregullisht banorët e kësaj pjese.