Drejtori Nushi pret në takim përfaqësuesit e komunitetit RAE

- 12 Apr 2017

Me kërkesen e OJQ-së VORAE, Zyra për Kthim dhe Komunitete në Komunën e Prishtinës organizoi takimin në mes Drejtorit të Administratës Muhedin Nushi dhe Grupit Avokues prej rreth 15 personave të komuniteteve RAE.
Në takim përfaqësuesja e OJQ VORAE Kadrije Krasniqi dhe përfaqësuesi i grupit Qenan Abazi i paraqitën disa nga fushat të cilat ata do të fukosohen që të punojnë në të ardhmen për komunitetet RAE në Komunen e Prishtinës, siç janë:
- Punësimi
- Edukimi
- Të drejtat e njeriut
- Ndihma sociale
- Ndihma humanitare
Kërkesat konkrete në takim të grupit ishin:
-Shpërndarja e Tabelave informuese nëpër lagjet ku jetojnë komunitetet RAE
-Formimi i Klasëve intenzive për 40 persona të moshes madhore, për shkollim fillor dhe të mesëm
-Gjetja e mënyrës së zbutjes së papunësisë
-Zgjithja e çështjes së banimit
Drejtori i Administratës në Komunën e Prishtinës, Muhedin Nushi foli për projektet që Zyra për Komunitete dhe Kthim çdo vit i realizon për komunitetet RAE, dhe kërkesat e grupit avokues i mirëpriti e për më tepër disa nga to i konsideroj si të realizueshme menjëherë.
Drejtori shfaqi vullnet shumë të mirë rreth përkrahjes së këtyre fushave ku komuniteti RAE është fukosuar dhe shpreshi gadishmërinë për bashkëpunim të vazhdueshëm.
Ai i njoftoi përfaqësuesit se muaji prill është falas për regjistrim civil për komunitetet RAE, por nëse ndihet nevoja edhe muajin maj do ta vazhdohet si muaj falas te regjistrimit civil.
Tabelat informuese nëpër lagjet ku jetojnë komunitetet në fjalë janë kërkesë e qëllueshme nga grupi si dhe e realizueshme nga Komuna e Prishinës apo donatorëve.
Gjithashtu formimi i klasëve intenzive është kërkesë që grupi mund ta konsideroj si përkrahje nga Komuna e Prishtinës
-Drejtori i njoftoj dhe i ofroj punë praktike në Komunen e Prishtinës për të gjithë ata që kanë kualifikim
OJQ VORAE dhe Grupi avokues falenderuan Drejtorin e Administratës Nushi, përfaqësuesit e Zyrës për Kthim dhe Komunitete dhe Komunën e Prishtinës në përgjithësi për përkrahjen që i ofron komuniteteve RAE.