Fillon implementimi i projektit "Bllok pas Blloku" në lagjen Bregu i Diellit

- 14 Apr 2017

Ka filluar implementimi i projektit "Bllok pas Blloku" në lagjen Bregu i Diellit. Ky projekt ka për qëllim përmirësimin e cilësisë së jetës urbane dhe përmirësimin e hapësirës publike përmes krijimit të një vendi të qëndrueshëm social dhe miqësor ndaj mjedisit, krijimin e një hapësire publike me shumë funksione që do të ndërthur hapësira për socializim (takime, tubime, shëtitje, pushim etj), rekreacion pasiv dhe aktiv (jogging, vrapim, patinazh, lojëra, ushtrime, etj), përdorimin e gjelbërimit të formave të ndryshme (të ulëta, të mesme dhe të larta) në favor të ofrimit të një mjedisi të gjelbëruar dhe të rehatshëm.
Ky projekt është financuar në bashkpunim me UNHABITAT-in. Vlera e projektit është 166.274.11€, ndërkaq plani dinamik parasheh që projekti të kryhet brenda 90 ditë pune.