Nesër, shënohet Dita e dëshmorëve në Komunën e Prishtinës

- 17 Apr 2017

Programi i Komunës së Prishtinës për ditën e dëshmorëve është:

10.00 Kryetari i komunës, Shpend Ahmeti i shoqëruar nga nënkryetari, dhe drejtorët e drejtorive komunale, homazhe te Varrezat e Dëshmorëve në Velani,

10:30 Nderime te shtatorja Zahir Pajaziti;

10:40 Dhurim i gjakut në Sheshin “ Zahir Pajaziti”;

10:50 Nderime te shtatorja “Skënderbeu”

11:30 Homazhe në varrezat e Dëshmorëve dhe Martirëve në fshatrat: Makoc, Mramor, Prapashticë, Dabishevc, Canaj, Barilevë, Koliq, Stallovë dhe Rimanishtë.

13:00 Tubimi Qendrorë përkujtimor në fshatin Marec;

15:30 Homazhe në varrezat e Dëshmorëve dhe Martirëve në Sharban

18.00 Akademia Përkujtimore “Dita e Dëshmorëve të Komunës së Prishtinës”.