Drejtoresha e Arsimit znj. Nagavci merr pjesë në takimin e organizuar nga Fakulteti i Edukimit

- 19 Apr 2017

Në kuadër të memorandumit të bashkëpunimit në mes Drejtorisë së Arsimit të Komunës së Prishtinës dhe Fakultetit të Edukimit të Universitetit “Hasan Prishtina”, Fakulteti i Edukimit , organizoi një takim të përbashkët me drejtorët e shkollave dhe Institucioneve Parashkollore të Komunës së Prishtinës.
Ky takim u realizua në shenjë mirënjohjeje, për mbështetjen e vazhdueshme profesionale që janë duke e dhënë shkollat e Komunës së Prishtinës për studentët të cilët kanë përfunduar praktikën pedagogjike dhe me këtë rast Fakulteti i Edukimit, ndau mirënjohje për të gjithë drejtorët e Institucioneve të Arsimit Parauniversitar në Komunën e Prishtinës.
Në këtë takim morrën pjesë dhe Drejtoresha e Arsimit e Komunës së Prishtinës znj. Arbërie Nagavci, Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë z. Arsim Bajrami si dhe Rektori i Universitetit “Hasan Prishtina” z. Marjan Demaj.
Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Arbërie Nagavci, në fjalë rasti i falënderoi të gjithë drejtorët dhe mësimdhënësit për kontributin e tyre në zhvillimin profesional të studentëve dhe njëkohësisht potencoi se Komuna e Prishtinës është e fokusuar të mbështesë vazhdimisht kuadrot e reja, në mënyrë që të krijojmë kuadro profesionale dhe kjo do të ndikojë të ngritjen e cilësisë në arsim.