- 20 Apr 2017
Nesër, më 21 Prill, në ora 10:00, mbahet Mbledhja e dytë e Kuvendit Komunal të Prishtinës.
Me këtë rend dite:
1. Propozimvendimi për anulimin e Vendimit për caktimin e lokacionit për varrezat e komunitetit protestant;
2. Propozimvendimi për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për tarifa, ngarkesa dhe gjoba komunale;
3. Propozimvendimi për ridestinimin e ish-objektit të bibliotekës ‘’Hivzi Sulejmani’’;
4. Propozimvendimi për themelimin e ansamblit të qytetit ‘’Rexho Mulliqi’’;
5. Propozimvendimi për fillimin e hartimit të Planit rregullues të hollësishëm të bllokut A-1 të lagjes ”Dodona”;
6. Rregullorja mbi taksën administrative për dhënien e lejes së ndërtimit dhe tarifën për rregullimin e infrastrukturës;
7. Propozimvendimi për fillimin e hartimit të Planit rregullues të hollësishëm për tërësinë urbane “B” të lagjes “Prishtina e Re-Zona Lindje”; 8. Caktimi i një anëtari në Komisionin Komunal të Aksionarëve të NPL “Hortikultura” SHA, NPK “Trafiku Urban” SHA dhe KRM ‘’Pastrimi’’;
9. Pyetje dhe përgjigje;
10. Të ndryshme.
Ju ftojmë t'a ndiqni!