- 24 Apr 2017
Ne ambientet e Teatrit Dodona eshte zyrtarizuar përbërja e re e Keshillit Drejtues te Teatrit te Qytetit “Dodona”.
Keshilli Drejtues perbehet nga emra te njohur te kulturës dhe artit.
Perberja e Keshillit Drejtues eshte:
Drita Rudi, përfaqësuese e Komunes
Besnik Krapi, aktor dhe producent
Ismet Sijarina, regjisor
Dardane Mehmeti, aktore
Albena Reshitaj, dramaturge
Bazuar në statutin 01.nr.110-50578, i datës 11.04.2013 për Teatrin e Qytetit të Prishtinës “Dodona”, përcaktohet struktura drejtuese e teatrit.
Mandati dhe misioni i Këshillit Drejtues të Teatrit definohet tek neni 12 [Statuti i Dodones]si vijon:
1. këshilli i Drejtues i Teatrit, përbëhet prej pesë (5) anëtarëve, të cilët duhet të jenë persona me autoritet dhe me përgatitje profesionale në fusha e teatrit, kulturës, rinisë dhe arsimit;
2. mandati i këshillit Drejtues të teatrit është katër (4) vjeçar;
3. njëri prej 5 anëtarëve të këshillit drejtues duhet të jetë përfaqësues i Kryetarit të Komunës;
4. Anëtarët e këshillit Drejtues të Teatrit i emëron dhe shkarkon Kryetari i Komunës;
5. Çështjet që kanë të bëjnë me konstituimin e këshillit, mbajtjen e mbledhjeve, votimin dhe çështjeve tjera me rëndësi do të rregullohen me akt të veçantë.