- 25 Apr 2017
Ka filluar ndërtimi i rrugës në fshatin Zllatar. Në kontratë përveç ndërtimit të rrugës përfshihen: ndërtimi i kanalizimit fekal (ujërave të zeza), kanalizimit atmosferik, ndërtimi i sistemit të ujësjellësit, ndriçimi publik me shtylla të betonit, punimet në rrjetin e kanalizimit kabllovik, të tensionit të mesëm dhe telefonik, sinjalizimi horizontal dhe vertikal etj.
Vlera e projektit është 469.240.11euro, ndërkaq punimet parashihen që të përfundojnë për 150 ditë pune.