- 26 Apr 2017
Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, së bashku me Drejtuesen e Kabinetit të Kryetarit, Fitore Pacolli, pritën në takim një delegacion nga UNDP.
Nënkryetari Sejdiu informoi përfaqësuesit e UNDP-së mbi zbatimin e Planit të Integritetit në Komunën e Prishtinës, luftën kundër korrupsionit dhe transparencën radikale në qeverisje. Ai poashtu potencoi që Komuna e Prishtinës u zgjodh Komuna më transparente pa asnjë vlerësim negativ nga indeksi i transparencës organizuar nga OJQ "Ec Ma Ndryshe".
Përfaqësuesit e UNDP-së theksuan se ata janë të kënaqur me performansën e Komunës së Prishtinës dhe u zotuan për bashkëpunim të mëtutjeshëm në projekte të përbashkëta.