Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti nënshkruan marrëveshjen për bashkëpunim në transport publik të qëndrueshëm

- 26 Apr 2017

Dje në Berlin, në emër të Komunës së Prishtinës, Kryetari Shpend Ahmeti, së bashku me përfaqësuesit e Shkupit, Sarajevës, Podgoricës dhe Tiranës nënshkruan marrëveshjen për bashkëpunim në transport publik të qëndrueshëm. Kjo marrëveshje e mbështetur nga GIZ dhe Qeveria Gjermane ka për synim shkëmbimin e përvojave dhe aplikim për financim të përbashkët për projektet që kanë për qëllim transportin e qëndrueshem në kryeqytetet e Evropes Juglindore.