- 02 May 2017
Pas sukseseve që treguan në garat komunale, nxënësit e shkollave të Prishtinës triumfuan edhe në Garat Republikane “Fizikanët e Rinj”:
- Për klasën e nëntë, vendin e parë e zuri Gent Skenderi nga shkolla “Meto Bajraktari”;
- Për klasën e njëmbëdhjetë, vendin e parë e zuri Tringa Syla nga shkolla “Sami Frashëri”;
- Për klasën e dymbëdhjetë, vendin e parë e zuri Lejla Gusinica.
Qëllimi dhe organizimi i garave me karakter të tillë është përmirësimi i cilësisë në arsim në përgjithësi, identifikimi i talentëve të rinj, nxjerrja në pah e shkathtësive, kompetencave të arritura në shkencat natyrore dhe mbështetja e tyre drejt avancimit dhe zhvillimit profesional.
Komuna e Prishtinës i uron nxënësit dhe mësimdhënësit për sukseset e arritura, duke u zotuar për angazhim edhe më të madh për zhvillimin e arsimit në Prishtinë.