- 04 May 2017
Drejtoria e Administratës ka organizuar punëtorinë e re me Kryetarët e Bashkësive Lokale dhe përfaqësuesit e Këshillave Lokalë.
Pas diskutimit publik të organizuar me datën 19.04.2017 lidhur me Rregulloren e re të bashkësive Lokale, është vlerësuar se përfaqësuesit e Këshillave Lokalë kanë nevojë edhe për një takim sqarues rreth ndarjes së re territoriale bazuar në zonat kadastrale të qytetit.
Tematika kryesore gjatë këtij takimi ishte informimi i përfaqësuesve të Këshillave Lokalë për ndarjen e zonave te reja të parapara në Rregulloren e re, si dhe dakordimi final i Rregullores para procedimit të mëtutjeshëm në Kuvendin Komunal të Komunës së Prishtinës për aprovim.
Interesimi i përfaqësuesve të të gjitha Bashkësive Lokale ishte i jashtëzakonshëm dhe në fund janë dakorduar gati të gjithat mosmarrëveshjet rreth ndarjes së re territoriale. Po ashtu, janë diskutuar edhe disa nene nga Rregullorja e re dhe është arritur pajtueshmëria e plotë për disa ndryshime.
Rregullorja e re do të procedohet në një nga mbledhjet e ardhshme të Kuvendit Komunal, në mënyrë që të finalizohet edhe aprovimi.