- 04 May 2017
Drejtori Hysen Durmishi, bashkë me përfaqësuesit e Federatës së Futbollit dhe Ministrisë, takuan përfaqësuesin e UEFA-s, z.Trygve Borno, me ç’rast u diskutua për progresin e punimeve në stadiumin e Prishtinës. Aty u theksuan edhe arritjet e dukshme në plotësimin e kërkesave të UEFA-s.
Stadiumi planifikohet të jetë i gatshëm për zhvillimin e ndeshjeve ndërkombëtare në shtator të këtij viti.