Nesër mbahet Mbledhja e tretë e Kuvendit Komunal të Prishtinës

- 14 May 2017

Nesër, më 15 Maj, në ora 10:00, mbahet Mbledhja e tretë e Kuvendit Komunal të Prishtinës.

Me këtë rend dite:
1.Miratimi i ekstrakteve të procesverbaleve të mbledhjes së parë dhe të dytë të Kuvendit të Komunës;
2.Diskutim lidhur me raportin tremujor financiar, janar – mars 2017;
3.Bartja e buxhetit të pashpenzuar të të hyrave vetjake nga viti 2016 në vitin 2017;
4.Propozimvendimi për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të Komunës së Prishtinës Kompanisë Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike (KEDS);
5.Propozimvendimi për këmbimin e pronave të paluajtshme të Komunës me prona të paluajtshme të personave fizikë;
6.Propozimvendimi për miratimin paraprak për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës së paluajtshme të Komunës për ndërtimin e objekteve shumëbanesore, parcelat: 1180-1, 1185-1, 1183-2, 1184-1, 1178-0, 1177-0, 1179-0 dhe 1176-0K Bernicë e Epërme;
7.Propozimvendimi për miratimin paraprak për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të pronës së paluajtshme të Komunës për ndërtimin e depos, ku do të trajtohen mbetjet e materialeve ndërtimore, parcela 19-0, ZK Drenoc;
8.Propozimvendimi për lënie në dispozicion të Projektplanit rregullues të hollësishëm për tërësinë urbane “B” të lagjes “Prishtina e Re – Zona Lindje”;
9.Propozimvendimi për miratimin e Planit rregullues të hollësishëm “Kodra e Trimave 1”;
10.Propozimvendimi për miratimin e Planit rregullues të hollësishëm për blloqet: B 17, B 18, B 19 dhe B 20 – lagjja “Mati 1” 2017 – 2025;
11.Propozimvendimi për dhënien e pronës së paluajtshme komunale në shfrytëzim N.P.L. “Hortikultura”;
12.Propozimvendimi për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të Komunës, Ambasadës së Republikës së Shqipërisë;
13.Pyetje dhe përgjigje;
14.Të ndryshme.

Ju ftojmë t'a ndiqni!