- 22 May 2017
Pas kërkesës nga qytetarët dhe nevojës që shërbimet laboratorike të jenë prezente në çdo lagje të Prishtinës, Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale dhe Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare funksionalizuan edhe dy laboratore të reja. Nga sot, qytetarët e Lagjes Velania dhe Lagjes së Muhagjerëve, do të kenë mundësi që analizat laboratorike t'i kryejnë në Qendrat e Mjekësisë Familjare pranë këtyre lagjeve. Kjo plotëson një vakum për qytetarët e këtyre lagjeve të cilët është dashur t'i marrin këto shërbime në lagje të tjera. Komuna e Prishtinës mbetet e përkushtuar në zgjerimin dhe në ofrimin sa më korrekt të shërbimeve shëndetësore për qytetarët dhe në uljen e kohës së pritjes për këto shërbime.