- 23 May 2017
Ditëve të fundit janë vërejtur disa dukuri ilegale e joligjore nga qytetarë të papërgjegjshëm, të cilët duke i marrë parasysh rrethanat politike dhe zgjedhjet e jashtëzakonshme në vend, duan të përfitojnë nga vakumi politik në nivel qendror dhe t'i ikin përgjegjësive ligjore duke tentuar që t'i sjellin organet para aktit të kryer. Në disa raste kemi hasur në tentim ndërtimi pa leje, tentim uzurpime, si dhe aktivitete të tjera ilegale.
Komuna e Prishtinës bën me dije se nuk ka kurrfarë vakumi insitucional në nivel komunal dhe në asnjë mënyrë nuk do të tolerohen shkelje ligjore nga kush do që të jenë ato. Andaj i bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të respektojnë procedurat ligjore në veprimet e tyre, apo përndryshe do të përballen me sanksione ligjore.