Dita e hapur e Komunës

- 07 Dec 2014

Të hënën, 8 dhjetor 2014, Komuna e Prishtinës organizon aktivitetin “Dita e hapur e Komunës”, me ç’rast nxënësit e shkollave të mesme të Prishtinës do të njihen për së afërmi me organizimin e punës së Komunën e Prishtinës.

Në ora 10:00, Kryetari Shpend Ahmeti do të mbajë një fjalë rasti ku do t’i informojë të pranishmit për rolin dhe përgjegjësitë e Komunës.

Më pas, nxënësit do të vizitojnë Drejtoritë e Komunës, si dhe njëkohësisht do të organizohet edhe një diskutim i hapur ku temë kryesore do të jetë se si të përfshihet rinia në vendimmarrje dhe si mund të kontribuojë ajo në rritjen e transparencës në Komunë.

Ky projekt mbështetet nga UNDP dhe Swiss Cooperation Office Kosovo.