Prishtina Lexon

- 02 Jun 2017

Me rastin e 1 qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, Komuna e Prishtinës ka organizuar aktivitetin "Prishtina Lexon", për të katërtin vit me rradhë. Ky aktivitet do të zgjasë dy ditë dhe në të marrin pjesë nxënësit e të gjitha shkollave të Prishtinës, të cilët të ndarë në disa kënde leximi në shesh do të lexojnë. Poashtu, shumë personalitete publike, si gazetarë aktorë dhe politikanë vullnetarisht do t'iu lexojnë fëmijëve tregime në këndet e tyre.