- 06 Jun 2017
Nesër në ora 10:00, në ish Qendrën e Mjekësisë Familjare, në rrugën Ilir Konushevci, afër Xhamisë së Llapit, do të fillojnë punimet për adaptimin e këtij objekti në Qendrën Kulturore - Sociale për të moshuar.
Fillimin e punimeve do ti mbikqyrin edhe Kryetari i Komunës, Shpend Ahmeti dhe Drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Arben Vitia, të cilët edhe do të flasin për rëndësinë e kësaj qendre.
Ju ftojmë të na ndiqni!