- 30 Jun 2017
Në bazë të dispozitave të nenit 5, paragrafi 5.2, të nenit 16 të Ligjit nr. 03/L-087, për ndërmarrjet publike, si dhe duke ju referuar konkursit publik të shpallur me dt. 25.05.2017 për anëtarë të bordit të drejtorëve të ndërmarrjes publike lokale “Trafiku Urban”, Komisioni komunal i aksionarëve për ndërmarrjen publike lokale “Trafiku Urban” me datë 30.06.2017, shpallë këtë:
N J O F T I M
Komisioni komunal i aksionarëve të Komunës së Prishtinës, për Ndërmarrjen Publike Lokale “Trafiku Urban” SH.A., me datë 28.06.2017, në bazë të konkursit ka bërë përzgjedhjen e katër (4) anëtarëve të bordit të drejtorëve, të publikuar në mjetet e informimit.
Pas intervistimit të gjithë kandidatëve, nga Komisioni Komunal i Aksionarëve në përbërje të z. Genc Bashota, z. Hetem Kupina, në mungesë të znj. Lirie Avdiu, në mbledhjen e mbajtur më 30.06.2017, lista e të përzgjedhurve për anëtarë të bordit të drejtorëve për Ndërmarrjen Publike Lokale “Trafiku Urban” Sh.A. është si vijon:
1. Ruhan Beha,
2. Violeta Hyseni,
3. Genc Broqi,
4. Valëza Aliu Hyseni.
Konstatohet që, kandidatët e lartpërmendur do të emërohen anëtarë të bordit të drejtorëve me vendim të veçantë nga Komisioni Komunal i Aksionarëve.