- 01 Jul 2017
Drejtoria e Inspeksionit e Komunës së Prishtinës në funksion të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve ka inspektuar këto ditë dyqanet ushqimore për tu siguruar se ushqimi po ruhet në frigofer dhe nuk po i ekspozohet temperaturave të larta.
Drejtoria e Inspeksionit tërheq vërejtjen të gjithë pronarëve të dyqaneve se ushqimi i afatizuar nuk bën të ekspozohet në diell dhe të qëndrojë jashtë frigoriferit në këso temperatura. Dyqaneve që nuk i përmbahen kujdesit ndaj ushqimit, do t'iu shqiptohen gjoba.