- 04 Jul 2017
Komuna e Prishtinës hapi sot Tregun e Luleve në sheshin “Skenderbeu”. Ky treg është i pari i këtij lloji, dhe iu ofron mundësi prodhuesve që t’i shesin lulet e tyre në një hapësirë të caktuar, në një nga sheshet kryesore të qytetit.
Kryetari Shpend Ahmeti tha se ky projekt është realizuar në bashkëpunim me qeverinë zvicerane dhe DEMOS-in, me qëllim të përmirësimit të hapësirave publike. “Këtu janë 6 kiosqe, për shfrytëzimin e të cilave kemi hapur konkurs ku kemi ftuar të gjitha kompanitë e luleve. Janë pranuar 11 aplikacione, dhe me rotacion do t’ia mundësojmë secilës nga këto kompani shfrytëzimin e këtyre kiosqeve”, theksoi Ahmeti.
Nga sot e tutje, gjatë gjithë kohës, ky treg do të jetë i hapur, dhe iu bëjmë thirrje qytetarëve që ta shfrytëzojnë sa herë që iu nevojiten lule të freskëta.