Asnjë dorëheqje në Komunën e Prishtinës

- 06 Jul 2017

Komuna e Prishtinës demanton lajmin e përhapur për një varg dorëheqjesh si rrjedhojë e zgjedhjeve të 11 qershorit.

KQZ ka kërkuar nga kryetarët e komunave dhe asambleistët që të deklarohen se cilin pozicion do të mbajnë, por jo edhe nga drejtorët dhe personat e tjerë të emëruar.
Për këtë arsye, lajmi i publikuar për dorëheqjen e 4 zyrtarëve komunalë është i pavërtetë.

Se kush do qëndrojë në Komunë, e kush do të kontribuojë nga Kuvendi i Kosovës, do të merret vesh pas certifikimit të rezultateve, dhe për çdo ndryshim Komuna do të iu njoftojë me kohë.