- 09 Dec 2014
Komuna e Prishtinës njofton se sot, e martë 9 dhjetor 2014, sistemi i “online” i aplikimit për certifikata të Zyrës së Gjendjes civile nuk do të funksionojë për shkak të ndryshimit të platformës, respektivisht kalimit në platformën e re për aplikim.
Platforma e re do të hyjë në funksion ditën e mërkure, me datë 10 dhjetor 2014, në ora 10:00.
Mbesim me shpresë se ky ndryshim i cili bëhet me qëllim të përmirësimit të cilësisë së shërbimeve ndaj qytetarëve, do të hasë në mirëkuptimin e banorëve të Komunës së Prishtinës.