Thirrje për aplikim - Këndet e librave

- 19 Jul 2017

“Këndet e librave”, është aktivitet i ideuar dhe organizuar nga Komuna e Prishtinës, në përputhje me kërkesat e lexuesve dhe shitëseve të librave, me synim të krijimit të dy këndeve të bukura dhe funksionale për shitjen e librave.

Shitja e librave në shtëpizat e vendosura në sheshet “Zahir Pajaziti” dhe “Nënë Tereza”, do të fillojë menjëherë pas përzgjedhjes së shfrytëzuesve të shtëpizave. Shfrytëzuesit e shtëpizave do të lejohen të punojnë çdo ditë, nga e hëna deri në të dielën, duke filluar nga ora 09:00 deri në 20:00.

Aplikacionet mund të dorëzohen prej datës 20 korrik deri më 28 korrik 2017, në zyrën pritëse, nr. 1 në Komunën e Prishtinës (objekti i vjetër).

 

Kriteret për aplikim