- 27 Jul 2017
Komuna e Prishtinës njofton qytetarët se nga data 28.07.2017 do të pranohen aplikimet për mbjellje të drurit nga çiftet e sapomartuara në parkun e dedikuar për ta.
Hapja e parkut do të bëhet me 7 gusht, dhe të drejtë aplikimi për mbjelljen e drurit kanë të gjitha çiftet që paraqiten në Komunë për t’u kurorëzuar. Ju rikujtojmë se tarifat për ceremoninë e kurorëzimit, janë:
- 15 euro, nëse kurorëzimi bëhet brenda objektit të Komunës
- 50 euro, nëse kurorëzimi bëhet në lokacion tjetër
- 40 euro, nëse duan ta mbjellin drurin në parkun e të martuarve
Kërkesat dorëzohen në sportelet e Komunës së Prishtinës, gjegjësisht më Zyrën e Gjendjes Civile.