Pritje për matematikanët e rinj

- 27 Jul 2017

Drejtoria e Arsimit e Komunës së Prishtinës, nesër më datë 28 korrik 2017, do të organizojë pritjen për nxënësit pjesëmarrës në Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës, që këtë vit u organizua në Brazil.

Në Gjimnazin e Matematikës, në ora 11:00, nxënësit do t’i takojë nënkryetari i Komunës së Prishtinës z. Dardan Sejdiu, drejtoresha e Drejtorisë së Arsimit znj, Arbërie Nagavci, drejtuesit e shkollës, mësimdhënësit dhe shokët e shkollës.