Komuna e Prishtinës hap konkurs për 50 banesa për programin e veçantë të banimit për kategoritë e dalura nga lufta

- 02 Aug 2017

Komuna ka siguruar program të veçantë të banimit për familjet e dëshmorëve, të zhdukurve të UÇK-së, veteranët e UÇK-së, invalidët civil të luftës, viktimat e dhunës seksuale të luftës, viktimat civile të luftës dhe familjarët e tyre që nuk e kanë zgjidhur çështjen e banimit dhe që janë me gjendje të rëndë ekonomike duke u dhënë në shfrytëzim banesa për të krijuar kushte të përshtatshme për banim normal.


I. Të drejtën për të qenë përfitues të këtij Programi e kanë Familjet që:
1) Nuk kanë banesë apo shtëpi në pronësi individuale;
2) Kanë mbetur pa banesë/shtëpi, si rezultat i dëmtimit të shtëpive gjatë luftës së fundit në Kosovë;
3) Posedojnë sipërfaqe banimi nën normat e përcaktuara për atë kategori sociale dhe ekonomike dhe
4) Familjet që jetojnë në objekte të huaja, me ose pa qira.

Organi kompetent komunal bën shpërndarjen e kërkesave në formë standarde, pa pagesë, për të gjithë kërkuesit e interesuar. Ato mund t’i marrin në zyrën /sportelin nr. 3, kati përdhes në objektin e vjetër të Komunës së Prishtinës, rruga UÇK, nr. 2, çdo ditë pune nga ora 08:30 – 15:00.

Konkursi mbetet  i hapur 30 (tridhjetë) ditë nga dita e shpalljes publike në njërën nga gazetat e përditshme, duke filluar më datë  02/08/2017 e deri më datën 31/08/2017.

 

 Konkursi