- 02 Aug 2017
Nënkryetari Dardan Sejdiu takoi përfaqësuesin e organizatës 4H, z.John-Paul Chaisson-Cardenas. 4H është organizatë e edukimit rinor, me rreth 7 milion anetarë në SHBA dhe mbi 100 vjet përvojë në këtë fushë. Këtë vit, ata kanë sjellur 8 të rinj nga shteti I Iowa-s, për të qenë pjesë e Kampit Ndërkombëtar, të përkrahur nga Komuna e Prishtinës e organizuar nga OJQ TOKA ne Qendren Rekreative Germia.
Në takim u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit të mëtutjeshëm dhe mbështetjes së organizatës 4H për të rinjtë, përmes programeve të realizuara në Kosovë e SHBA.