Nesër, Komuna e Prishtinës mban tri dëgjime buxhetore

- 27 Aug 2017

Diskutimet publike buxhetore mbahen me qëllim të marrjes së sugjerimeve të qytetarëve për buxhetin e vitit të ardhshëm dhe Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve.

Komuna e Prishtinës nesër me datë 28 gusht mban tri dëgjime buxhetore. Në orën 10:00, diskutim i përgjithshëm, i cili mbahet në sallën e Kuvendit komunal të Prishtinës. Në orën 13:00, diskutim për Shërbime Publike, i cili mbahet në sallën e Kuvendit komunal të Prishtinës. Në orën 14:00, diskutim për Infrastrukturë Lokale, i cili mbahet në sallën e Kuvendit komunal të Prishtinës.

Ju ftojmë të merrni pjesë!