- 28 Aug 2017
Diskutimet publike buxhetore mbahen me qëllim të marrjes së sugjerimeve të qytetarëve për buxhetin e vitit të ardhshëm dhe Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve.
Komuna e Prishtinës nesër me datë 29 gusht mban tri dëgjime buxhetore.
Në orën 13:00, diskutim për Planifikim Hapësinor, i cili mbahet në sallën e Kuvendit komunal të Prishtinës. Në orën 14:00, diskutim për Shëndetësi, Mirëqenie Sociale dhe Arsim, i cili mbahet në sallën e Kuvendit komunal të Prishtinës. Në orën 15:00, diskutim për Kulturë, Rini dhe Sport, i cili mbahet në sallën e Kuvendit komunal të Prishtinës.
Ju ftojmë të merrni pjesë!