- 04 Sep 2017
Sot, në ditën e parë të mësimit për vitin shkollor 2017-2018, vizituam shkollat “Ismail Qemali” dhe “Faik Konica”, për t’iu dëshiruar nxënësve dhe personelit arsimor fillim të mbarë.
Si Komunë në vazhdimësi jemi angazhuar në ngritjen e cilësisë në arsim, duke pasur kujdes të shtuar në përzgjedhjen e kuadrove si dhe duke i bërë investimet e nevojshme në përmirësimin e infrastrukturës shkollore, me theks të veçantë në furnizimin e kabineteve lëndore me të gjitha materialet e nevojshme. Investime të ngjashme janë bërë edhe në shkollën “Faik Konica”, ku tanimë ka përfunduar edhe ndërtimi i ankesit të ri.
Duke iu dëshiruar një vit të suksesshëm sa më të suksesshëm, urojmë veçanërisht ata që sot takohen për herë me mësueset dhe mësuesit e tyre – nxënëset dhe nxënësit e klasave të para!