Thirrje për aplikim me projekt propozime për prodhim të audio incizimeve

- 05 Sep 2017

Thirrje krijuesve për aplikim me projekt propozime për PRODHIM TË AUDIO INCIZIMEVE në fushën e MUZIKËS. Audio incizimi mund të jetë muzikë klasike, xhaz, muzikë rock dhe alternative. Aplikimi është i hapur vetëm për solistë dhe grupe muzikore.

Parakushti për aplikim është që veprat e krijuara të jenë të pa publikuara më heret.
Projekt propozimi duhet të plotësojë kërkesat si në vijim:
- Të plotësohet aplikacioni online (krs.prishtinaonline.com) duke dhëne informata të hollësishme rreth aplikuesit, projekt idesë dhe buxhetit të kërkuar;
- Të bashkëngjiten dokumentet si në vijim:
- Deklarata për autorësinë e veprave;
- Deklarata për caktimin e përfaqësuesit të grupit muzikor, nëse aplikohet si grup;
- Repertorin e veprave të cilat do të incizohen në 5 kopje (të shtypura apo/dhe demo incizimi);
- Dëshmi për përvojë krijuese (fillestarët nuk kualifikohen);
- Dëshmi të pjesëmarrjes solistike apo si grup në koncerte dhe festivale kombëtare dhe ndërkombëtare;
- Marrëveshje me studion e incizimit për realizimin e punës përfshirë kostot e incizimit, masterimit dhe të gjitha tatimeve të aplikueshme;
- Planin e shpërndarjes së audio incizimit;
- Dëshmi që krijuesit janë rezident të Komunës së Prishtinës;
- Kopja e letërnjoftimit të solistit apo përfaqësuesit të grupit muzikor;
- Vërtetimi bankar për llogarinë personale bankare të solistit apo përfaqësuesit ligjorë të grupit muzikor;
- Projekti të përmbyllet deri me 31 dhjetor 2017;

- Aplikacioni i plotësuar të shtypet dhe së bashku me dokumentet e kërkuara, dhe kopjet e demo incizimit të veprave të dorëzohen në sportelin nr. 5 në ndërtesën e Komunës së vjetër.


Konkursi është i hapur deri me 19 shtator 2017 në orën 15:00.

Linku për aplikim online: http://krs.prishtinaonline.com/ 

 Thirrja