- 12 Sep 2017
Komuna e Prishtinës ka nënshkruar sot Memorandum Mirëkuptimi me me Qendrën për Arsim të Kosovës (KEC), për të zbatuar Programin ASSET (përkrahje adoleshentëve pas mësimit të rregullt), financuar nga USAID.
Sipas këtij Memorandumi, palët ndër të tjera do të punojnë për arritjen e rezultateve në vijim:
- Themelimin e “Qendrës për karrierë dhe ndërrmarrësi” në gjimnazin “Xhevdet Doda”, e cila do të shfrytëzohet për aktivitete në lidhje me edukimi për karrierë dhe ndërmarrësi dhe zhvillimin e rezultateve të të nxënit për jetër jetën dhe punën sipas Kurrikulit të Kosovës. Qendra do të ketë hapësira të pajisura me teknologji për arsim, mjete dhe materiale që do t’u mundëson nxënësve të marin pjesë në projekte praktike me qëllim të zhvillimit të shkathtësive dhe kompetencave relevante tek nxënësit. Qendra do të jetë në dispozicion të mësimdhënësve dhe nxënësve gjatë orarit mësimor dhe po ashtu do të jetë në dispozicion për aktivitete jashtë-kurrikulare në mbremje dhe në fundjavëve siç është e paraparë në Kurrikulen e Kosovës.
- Trajnimin dhe mentorimin e ekipit të shkollës në zbatimin e edukimit për karrierë, mësimin për ndërmarrësi dhe atë të bazuar në projekte siç është paraparë në Kurrikulen e Kosovës.
- Trajnimin dhe mentorimin e ekipit të shkollës në vlerësimin e rezultateve të të nxënit të kurrikulës për jetën dhe punën.
- Themelimin e lidhjeve në mes të shkollës dhe punëdhënësve që do të rris shkathtësitë e nxënësve për punësim.
- Ofrimin e trajnimeve, materialeve dhe udhëzuesëve për mësimdhënësit dhe nxënësit e përzgjedhur për themelimin e Klubit Teknik të nxënësve i cili do të ndihmon në mirëmbajtjen dhe sigurinë e sistemeve kompjuterike dhe teknologjisë për arsim në shkollë.
Memorandumin e plotë, me të gjitha detajet, mund t'a gjeni të bashkëngjitur: Memorandumi mirëkuptimi