Njoftim për lexuesit e Bibliotekës së Qytetit "Hivzi Sylejmani"

- 22 Sep 2017

Ju njoftojmë se prej ditës së nesërme me datë 23 shtator e deri të dielën më 1 tetor 2017  biblioteka e qytetit do te jete e mbyllur per lexuesit per shkak të disa punimeve në nyjet sanitare. Lexuesit mund të drejtohen në degën e bibliotekës në "Pallati i Rinisë" si dhe në degën "Përkujtimore" e cila gjendet në udhëkryqin e rrugës Gërmi-Velani-Taslixhe. Biblioteka do të jetë e hapur nga dita e hënë me datë 2 tetor 2017.