Fillon mbjellja e fidanëve për sezonin vjeshtor

- 22 Sep 2017

Ka filluar mbjella e fidanëve për sezonin vjeshtor në Komunën e Prishtinës. Vetëm sivjet, do të mbillen 4000 të tilla.

Brenda katër viteve, në Komunën tonë janë mbjellë plot 12.000 fidanë, dhe mbi 1.200.000 lule.

Do të vazhdojmë të angazhohemi edhe më shumë për rritjen dhe mirëmbajtjen e hapësirave të gjelbra, ashtu që të ndikojmë në përmirësimin e ambientit të qytetin tonë.