- 25 Sep 2017
Për Zgjedhjet Lokale janë dy fletëvotime, një për Kryetar të Komunës i cili do të ketë ngjyrë të verdhë dhe një për Kuvend Komunal i cili do të ketë ngjyrë të kaltër.
Në fletëvotimin për Kryetar Komune, ku janë të renditur emrat e kandidatëve, ju duhet të shënjoni vetëm një kandidat.
Në fletëvotimin për Kuvend Komunal, në anën e majtë të tij, ju duhet të shënjoni vetëm një subjekt politik, kurse në anën e djathtë të fletëvotimit duhet të shënjoni vetëm një kandidat.
Në ueb faqen e KQZ-së www.kqz-ks.org mund t’i gjeni fletëvotimet për Kryetar Komune dhe Kuvende Komunale, si dhe broshurën me emrat e kandidatëve për secilin Subjekt Politik.
Kthimi i pakos së fletëvotimeve:
• Fletëvotimet e plotësuara vendosni në zarfin e fshehtësisë të pranuar përmes postës ose në një zarf tjetër të pa shënuar dhe mbylleni. Kjo do të ruaj fshehtësinë e votës tuaj.
• Zarfi i fshehtësisë i mbyllur dhe kopja e një dokumenti identifikues të vlefshëm vendosen në zarfin e kthimit me adresë të shtypur të KQZ-së ose në një zarf tjetër ku të shënohet adresa e KQZ-së.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Republika e Kosovës, Votimi Përmes Postës, Posta nr. 6, KUTIA 351, 10 000 Prishtinë, Kosovë.
Fletëvotimet duhet të pranohen nga KQZ-ja më së largu deri më 20 tetor 2017.