Platforma "PRISHTINA OPEN DATA"

- 27 Sep 2017

Komuna e Prishtinës vazhdon të jetë shembull për të gjitha komunat e tjera, veçanërisht për transparencë radikale. Sot u prezantua platforma e re dixhitale “Prishtina Open Data”, përmes së cilës bëhet pasqyrimi i të gjitha informacioneve të mbledhura nga drejtoritë komunale. Shënimet brenda kësaj platforme kanë për qëllim llogaridhënien karshi qytetarëve, dhe janë në funksion të zhvillimit lokal.
Brenda platformës (https://opendata.prishtinaonline.com) , informacionet janë të klasifikuara në 14 kategori, duke përfshirë edhe punën e Kryetarit të Komunës së Prishtinës: Qyteti; Kryetari; Administrata; Arsimi; Urbanizmi; Shëndetësia dhe Mirëqenia Sociale; Ekonomia; Bujqësia; Kultura; Sporti; Prona; Investimet Infrastrukturore; Prokurimi; Mjedisi.
Kthimi i besimit të qytetarëve në institucione publike përmes transparencës dhe qasjes së lehtë në shërbime komunale, është vizioni jonë për Prishtinën.