Njoftim për të riatdhesuarit

- 27 Sep 2017

Të riatdhesuarit që kanë parashtruar kërkesë për themelim të planbizneseve dhe të cilëve ende nuk u është shqyrtuar kërkesa për themelim të planbizneseve nga Komisioni Qendror për Riintegrim i Ministrisë së Punëve të Brendshme, do të riaplikojnë në Zyrën e Punësimit të MPMS-së për themelim të planbizneseve përmes vetëpunësimit dhe ndërmarrësisë.

Më dt. 06.09.2017 është miratuar Rregullorja (e re) QRK Nr. 13/2017 për riintegrimin e personave të riatdhesuar, e cila ka hyrë në fuqi më dt. 14.09.2017. Neni 35, paragrafi 3 i Rregullores QRK Nr. 13/2017 për riintegrimin e personave të riatdhesuar përcakton se “kërkesat për Plan Biznes të cilat nuk janë shqyrtuar dhe janë në procedurë duhet të riaplikojnë me këtë Rregullore”.

Me nenin 15 të Rregullores së lartëpërmendur të gjitha kompetencat e vendimmarrjes lidhur me aprovimin/refuzimin e planbizneseve i kalojnë Zyrës së Punësimit. Zyra e Punësimit do të shpall thirrjen publike për aplikim të planbizneseve (vetëpunësimit dhe ndërmarrësisë) dhe do të zhvillon të gjitha procedurat e aplikimit, përzgjedhjes dhe procedurave tjera të specifikuara në Rregulloret dhe manualet e vetëpunësimit (neni 15, paragrafi 4, i Rregullores QRK Nr. 13/2017 për riintegrimin e personave të riatdhesuar).

Të gjithë të riatdhesuarit, të cilëve nuk u janë shqyrtuar lëndët për themelim të planbizneseve nga Komisioni Qendror për Riintegrim do të riaplikojnë në Zyrën e Punësimit të MPMS-së, ashtu siç e specifikon neni 35, paragrafi 3 i Rregullores QRK Nr. 13/2017 për riintegrimin e personave të riatdhesuar.