Ftesë për stolisjen e qytetit për festat e fundvitit

- 03 Oct 2017

Komuna e Prishtinës iu bën ftesë të gjitha bizneseve, të cilat janë të interesuara për të marrë pjesë në stolisjen e qytetit me rastin e festave të fundvitit, të dërgojnë kërkesë me postë elektronike në adresën: komunaprishtine@rks-gov.net, deri të martën, më 31 tetor 2017. Përzgjedhja e dekorimit do të bëhet në bashkëpunim me Komunën.