- 18 Oct 2017
Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti, bashkë me ambasadoren turke në Kosovë Kıvılcım Kılıç si dhe përfaqësuesit e TIKA-s. përuruan sot këndin e ri të lojërave në Parkun e Qytetit.
“Ky është një nga projektet për komunitetin që është financuar nga TIKA. Tani po punojnë edhe në oborrin e çerdhes sonë publike në Ulpianë. Është e rëndësishme ta theksojmë se në këtë park, për herë të parë në Prishtinë, kemi lodra për fëmijët me nevoja të veçanta, duke ua mundësuar kështu integrimin me fëmijët e tjerë”, tha Ahmeti, me ç’rast falënderoi TIKA-n dhe ambasadën turke për ndihmën që po i japin Komunës së Prishtinës.
Ambasadorja Kılıç tha ky park do të jetë simbol i miqësisë mes shqiptarëve dhe turqve. “Ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen me projekte të tilla konkrete. Shpresojmë se në një kohë shumë të shkurtër do të na shihni sërish bashkë duke përuruar projekte të tjera”, u shpreh ajo.