Diskutim publik për draft rregulloren për të hyra vetanake për institucione kulturore vartëse të Komunës së Prishtinës

- 31 Oct 2017

Njoftohen qytetarët e Prishtinës që me datën 13.11.2017 në orën 11:00, në sallën e Kuvendit të Komunës së Prishtinës do të mbahet diskutimi publik për “Rregulloren për të hyra vetanake për institucione kulturore vartëse të Komunës së Prishtinës.”

Anëtarët e komisionit të caktuar përmes Vendimit me numër 14-020/04-027209/17 i dt. 18.08.2017 do të punojnë sipas rendit të ditës si në vijim:

- Prezantimi i anëtarëve të komisionit;
- Leximi i draft rregullores së propozuar;
- Diskutim me qytetarë;
- Përmbyllja e diskutimit publik.

 

 Draft-Rregullorja për të hyra vetanake për institucione kulturore vartëse të Komunës së Prishtinës