Autobusë të rinj në linjën 3

- 01 Nov 2017

Nga sot, sipas kërkesave të qytetarëve të kësaj zone, nga ora 06:10 në mëngjes e deri në ora 22:00 në mbrëmje, autobusë të rinj të Trafikut Urban do të operojnë në linjën 3.

Këta autobusë, përveç që shkojnë në Kodrën e Trimave, do të vazhdojnë deri në Bardhosh, dhe në secilin stacion të kësaj pjese do të jenë çdo 10 minuta.

Me Planin e Mobilitetit që kemi prezantuar ditë më parë, secila pjesë e Prishtinës do të përfshihet në transport publik.