- 10 Nov 2017
Zonimi i tokës së komunës, që do të përfundojë në vitin 2018, ka për qëllim zhvillimin e qytetit sipas principeve të planifikimit hapësinorë, që e kanë njeriun dhe ambientin në rend të parë. Shumicën e problemeve urbane të Prishtinës i ka shkaktuar mënyra planifikimit përmes planeve rregulluese urbane, që në veçanti i ka dëmtuar zonat e banimit.
Kryetari Ahmeti vizitoi sot disa nga pronarët të cilët janë ballafaquar me probleme të tilla, të cilëve ua ka shpjeguar në detaje formën e kompensimit që do të fillojë se zbatuari nga viti i ardhshëm. “Në secilin rast kur në pronën e caktuar parashihet të ketë gjelbërim, rrugë, apo destinim tjetër për të mirën publike, atëherë pronari i asaj toke kompensohet me etazhitet, me kat banese, në parcelën tjetër që është për ndërtim”, tha Ahmeti.
Qyteti do të planifikohet në zona. Kjo do të na mundësojë promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm urban. Me strategjinë tonë për njohjen e pronësisë mbi të drejtat ajrore, pronarët e parcelave të një zone do të posedojnë të drejta të barabarta mbi sipërfaqe të ndërtimit, pra koeficient për etazhitet.
Për zhvillimin e qytetit në zona urbane ne do të bashkëpunojmë me arkitektë, planifikues hapësinorë, pronarë të tokave, komunitetin e ndërtimtarëve, sociologë e artistë. Prishtina do ta ketë arkitektin i qytetit për zhvillimin hapësirave urbane me kualitet të lartë estetik. Të gjitha pronat do të trajtohen në mënyrë të barabartë.