- 14 Nov 2017
Njoftohen qytetarët të cilët marrin shërbime në Komunën e Prishtinës, të gjendjes civile, e-kioskut (komuna e vjetër) dhe tatimi në pronë se për shkak të problemeve me rrjetin kemi ngadalësim të ofrimit të shërbimeve. Agjensioni i shoqërisë së informacionit është duke e sanuar problemin në pajisjet e tyre në mënyrë që të mund të vazhdojmë me shërbime efikase ndaj të gjithë qytetarëve.