- 17 Nov 2017
Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes në Republikën e Shqipërisë, organizon panairin tradicional “Blej Shqip” 2017 për nder të ditës së flamurit. Ky panair tashmë tradicional në Komunën e Prishtinës mbahet në qendër të qytetit dhe vizitohet nga dhjetëra mijëra qytetarë shqiptarë e të huaj dhe ka për synim promovimin e produkteve nga të gjitha trevat shqiptare.