- 25 Nov 2017
Pas përfundimit të renovimit sipas standardeve më moderne të kabinetit të radiologjisë, si dhe kompletimit me Rentgen digjital e ultrazë për ekzaminimin e gjirit (për herë të parë në Komunën e Prishtinës), filloi renovimi edhe i laboratorit në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare.
Me këtë, përmbyllet një proces i gjatë i modernizimit të kësaj qendreje, që tashmë do ta ketë laboratorin me aparaturat dhe infrastrukturën përcjellëse me standardet më të larta.
Ky proces do të zgjatë rreth një muaj, me ç’rast kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve që për analizat e kërkuara të drejtohen në Qendrat tjera të Mjekësisë Familjare.
Investimi i tillë do të ndikojë në marrjen e shërbimeve sa më cilësore laboratorike në të ardhmen.