- 13 Dec 2017
Bazuar në Ligjin nr. 02/L-53 për Gjueti, neni 37, paragrafi 37 dhe Udhëzimit Administrativ nr. 06/2009 neni 4,5 dhe 6, me datë 21.11.2017
Komuna e Prishtinës- Drejtoria për Bujqësi ka shpall ofertë publike për dhënie në mbikëqyrje të përkohshme të vend-gjuetive të përbashkëta në territorin e Komunës së Prishtinës.
Pasi që ka filluar aplikimi i të interesuarve për marrje në mbikëqyrje të vend-gjuetive të përbashkëta, me datë 24.11.2017 është realizuar takimi në mes zyrtarëve të Inspektoratit Qendror të Pyjeve dhe zyrtarëve të Drejtorisë për Bujqësi me që rast nga ana e Inspektoriatit të lartë përmendur është kërkuar anulimi i ofertës publike për dhënie në mbikëqyrje të vend-gjuetive, të datës 21.11.2017, referuar procesverbalit të datës 24.11.2017 001403-001404.
Prandaj, Drejtoria për Bujqësi i Njofton të gjithë të interesuarit –aplikuesit se anulohet oferta publike për dhënie në mbikëqyrje të përkohshme të vend-gjuetive të përbashkëta në territorin e Komunës së Prishtinës deri në marrjen e një vendimi tjetër.