- 20 Dec 2017
Sot u mbajt mbledhja inauguruese e Kuvendit Komunal të Prishtinës. Seanca është udhëhequr nga anëtari më i vjetër i Asamblesë, Shefki Gashi nga LDK, gjatë së cilës u betuan edhe asamblistët e rinj të Kuvendit Komunal për këtë mandat. Pas tyre, betimin e ka dhënë edhe kryetari i rizgjedhur, Shpend Ahmeti. Në fjalimin e tij të parë në mandatin e dytë, kryetari Ahmeti u zotua se do të punojë me nder e besnikëri me të gjithë. “Dera e kryetarit te komunës së Prishtinës është e hapur për të gjithë asamblistët pa dallim partie për të diskutuar për problemet që ekzistojnë, por edhe për vetë qytetarët. Pa dyshim na presin 4 vjet tjera të vështira, urojmë që të punojmë të gjithë në të mirë të qytetarëve. Betohem se punën time do ta kryej në frymën e bashkëpunimit, qoftë me pozitën apo opozitën. Nga ju anëtarët e ri dhe ju të rizgjedhurit pres që çdo propozim tonin ta shihni me sy kritik, për të mirën e qytetarit” theksoi kryetari Shpend Ahmeti.